Pesë gola në pjesë të parë, Gjermania shpartallon Letoninë

Futboll

Pesë gola në pjesë të parë, Gjermania shpartallon Letoninë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Letonisë.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 5:0 për Gjermaninë, me vendasit duke mos treguar aspak mëshirë për mysafirët.

Fillimisht, Gosens realizoi golin në minutën e 19-të pas asistimit të Kai Havertz, për ta vazhduar më pas Gundogan pas dy minutave.

Gjashtë minuta më pas Muller e trefishoi epërsinë e vendasve.

Havertz e Gnabry shënuan dy golat e tjerë në minutat 39 dhe 45.

Kështu, qysh në pjesë të parë Gjermania tregon forcën e vet duke dëshmuar se do të jetë konkurrent shumë i fortë në Kampionatin Evropian që nis të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat