Gjermania ‘shkatërron’ Letoninë, 7 – 1

Futboll

Gjermania ‘shkatërron’ Letoninë, 7 – 1

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Gjermania ka shënuar fitore të thellë në miqësoren ndaj Letonisë.

Gjermania fitoi me rezultat 7 – 1, që ishte ndeshja e fundit para “Euro 2020”.

Gosens zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Kai Havertz (19′).

Pas vetëm dy minutave, Ilkay Gundogan dyfishoi epërsinë (21′).

Për golin e tretë përkujdes Thomas Muller që realizoi gol mjaftë të bukur (27′).

Goli i katërt u realizua nga Ozols, që realizoi autogol (39′).

Ndërsa, golin e pestë që ishte i fundit në pjesën e parë e shënoi Gnabry pas një asistimi të mrekullueshëm nga Hummels (45′).

Gjermania nuk u ndal me kaq dhe shtoi epërsinë në pjesën e dytë.

I sapo inkuadruari Timo Werner realizoi golin e gjashtë për Kombëtaren gjermane.

Ndërsa, golin e shtatë që doli të jetë i fundit në ndeshje e shënoi Leroy Sanë (76′).

Ndërkohë, golin e nderit për Letoninë e realizoi Saveljevs (75′).

Kujtojmë, se Gjermania është në një grup mjaftë të vështirë me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat