E konfirmon Romano, PSG pranë transferimit të Donnarummas

Futboll

E konfirmon Romano, PSG pranë transferimit të Donnarummas

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:19
Gianluigi Donnarumma

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se PSG është pranë nënshkrimit me portierin Gianluigi Donnarumma.

Italiani refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin, derisa vendosi të largohet si agjent i lirë.

Barcelona dhe Juventus kanë interesim për Donnarumman, por PSG është afër të nënshkruajë me ‘gardianin’.

“PSG tani është pranë nënshkrimit me Gianluigi Donnarumma. Marrëveshja është shumë afër, PSG punon që ta kompletojë transferimin së shpejti, ka planifikuar testet mjekësore te Kombëtarja e Italisë”.

“Interesim por ende s’ka oferta nga Barcelona dhe Juventus – Szczesny dhe Ter Stegen janë duke qëndruar”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat