Edhe Alija, Ademi e Tërshana në shtabin teknik të Ferizajt 

Futboll

Edhe Alija, Ademi e Tërshana në shtabin teknik të Ferizajt 

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 00:04
Alija

Klubi i futbollit Ferizaj kompleton shtabin teknik. Pas emërimit kryetrajner të Megzon Visokës, klubi emëron edhe ndihmëstrajnerët.
“Megzon Visoka kompleton stafin e tij.

Kryetrajneri i klubit, Megzon Visoka, së bashku me drejtorin e klubit  kanë kompletuar shtabin teknik të klubit, mbi të gjitha interesante dhe kryesore është se të gjithë janë nga Ferizaji, ky ishte qellimi kryesor i emërimeve.

Fatos Ademi është emëruar ndihmës-trajner i klubit, pas një periudhe që pati tek Vitia ai është rikthyer në qytetin e tij për ti ndihmuar klubit.

Pjesë e shtabit teknik do të jetë edhe Arsim Tërshana si trener kondicional i klubit tonë.

Image

Fatos Ademi

Luan Alija ish-portier i klubit tonë, do të jetë pjese e jona vetëm në funksion tjetër, ai me plot vullnet e entuziazëm do ta ushtroj detyrën e trajnerit të portjerëve.

Ne ditët në vijim do të emërohen edhe trenerët e grupmoshave të reja te klubit tonë.

Image

Arsim Tërshana

Me këte shtab teknik Ferizajasësh, shpresojmë se do ti arrijmë synimet e klubit tonë”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat