Maldini nuk përmbahet! Afron lojtari i Barcelona-s, ka akord me Giroud dhe blen Tonalin me “skonto”

Futboll

Maldini nuk përmbahet! Afron lojtari i Barcelona-s, ka akord me Giroud dhe blen Tonalin me “skonto”

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:07
Paolo Maldini

Milani vazhdon të lëvizë në merkato dhe sipas mundësive. Pasi Dalot është kthyer te Manchester United dhe duke te vështirë që të vijë sërish kuqezi – ndryshe nga situata Brahim Diaz – duhet një fuqizim dhe zëvendës i Theo Hernandez.

Objektivi i janarit, që ishte pranë kalimit kuqezi (në fund vendosi të qëndrojë në Barcelonë) quhet Junior Firpo.

Ginaluca di Marzio sonte ka azhornuar situatën në Speciale Calciomercato.

“Milani rikthehet përsëri te krahu i majtë i Barcelonës, Junior Firpo! Kuqzinjtë e kishin kontaktuar tashmë në janar për të qenë zëvendës Theo.

Lojtari ka dhënë ok për transferimin te Milani dhe Milani ka shfaqur interes konkret: janë të gjitha kushtet për të arritur akordin.

Varet pak nga formula: Milani do ta donte atë në huazim me të drejtën e blerjes, le të shohim nëse Barcelona do ta pranojë”.

Sakaq, po sonte, Milani ka arritur akordin me Brescia për Sandro Tonali duke marrë zbritjen që kërkonte: mesfushori do të kushtojë 25 mln euro në total dhe jo 35.

Pas 10 mln eurove të paguara për huazimin, do të duhet të paguhen edhe 15 të tjera me dy këste. Sakaq, duhet theksuar se te Brescia do të kalojë talenti kuqezi Olzer (i ekipit Primavera) me të drejtë riblerje në të ardhmen.

Sa i përket Giroud, Maldini ka akordin me francezin (dy vite, 3.5 mln euro ne sezon) dhe pret tani të lirohet falas. Agjentët e tij po flasin me Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat