Ja veprimi i mbrojtësit çek pasi e rrëzoi Rejën

Futboll

Ja veprimi i mbrojtësit çek pasi e rrëzoi Rejën

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 10:12
Pamje nga ndeshja

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja është rrëzuar në dy ndeshje radhazi. Herën e parë ndaj Uellsit, ndërsa e dytë ndodhi mbrëmë ndaj Republikës së Çekisë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë së Çekisë, Vladimir Coufal edhe pse kishte mundësi të evitonte përplasjen me Reja, ai e goditi duke e rrëzuar përtoke.

Stafi dhe lojtari i dolën në mbrojtje trajnerit, megjithatë lojtari që shkaktoi incidentin, Vladimir Coufal, kërkoi falje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai theksoi se nuk e pa Rejën dhe nuk mundi ta shmangte kontaktin me të.

“Edhe njëherë tjetër dua t’i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edoardo Reja, e pashë në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndalja lëvizjen time”, shkruan në reagimin e tij lojtari i West Ham.

Çekët fituan ndeshjen miqësore me rezultat 3:1, përkundër rezultatit Shqipëria zhvilloi një ndeshje të fortë. /Insporti.com/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat