Spanja mes favoritëve

Futboll

Spanja mes favoritëve

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:43
Spanja mes favoritëve

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me kombëtaret favorite për ta fituar Euro 2020.

“Besoj akoma se jemi mes favoritëve për të fituar. Favoritja absolute është skuadra kampione, Portugalia”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Ne jemi mes 6-7 kombëtareve që kanë shanse për ta fituar. Sa më shumë ndeshje si ajo kundër Portugalisë shikoj, aq më shumë e mendoj këtë”.

Në lidhje me javën e vështirë të kaluar për shkak të rastit me Covid të Sergio Bursuqets:

“Të them të drejtën, jam përballur me situata më të vështira. Shpresoj të mos ketë më raste në asnjë skuadër. Shpresoj që të shihet një spektakël i bukur. Njerëzit duan të kthehen në stadiume dhe t’i rikthehen normalitetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat