Suedia ka ndjekur shembullin e Spanjës

Futboll

Suedia ka ndjekur shembullin e Spanjës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:18
Ibrahimoviç

Suedia ka ndjekur shembullin e Spanjës dhe pasi kanë rezultuar dy futbollistë të prekur me COVID (Svanberg dhe Kulusevski), trajneri Anderson ka vendosur që të grumbullojë disa lojtarë dhe të stërviten në mënyrë paralele.

Mes tyre është edhe veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

Ai do të stërvitet për të pritur ndonjë ftesë të mundshme deri në ditën përpara debutimit në Europian.

Mirëpo, trajneri nuk është shumë optimist për gjendjen e tij. “Ibra nuk duket se po rikuperohet ashtu siç duhet. Ne e kemi marrë për ta parë situatën e tij dhe për të qenë gati në çdo moment. Nuk mund të them asgjë më tepër”, – ishin fjalët e trajnerit./bw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat