Çdo gjë është e bukur kur përfundon bukur

Futboll

Çdo gjë është e bukur kur përfundon bukur

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:30
Çdo gjë është e bukur kur përfundon bukur

Të humbësh, të fitosh apo barazosh ka vlerë për tifozët deri në një pikë, por jeta që është kapitali më i çmuar dhe dhurata e madhe vjen e para…

Sot pasdite përjetuam momente tepër të vështira psikologjikisht dhe emocionalisht. Pamjet kur Christian Eriksen u pllakos në tokë pa ndjenja janë ende në mendjen tonë dhe do të jenë gjithmonë të fotografuara dhe përjetësuara…

Çdo gjë është e bukur kur përfundon bukur dhe sot tragjedia nuk u konsumua. Frika u kthye në shpresë dhe shpresa në gëzim! Përjetuam një ndeshje të vështirë dhe ku ankthi na pllakosi…, shkruan telesporti.

E duam këtë sport dhe e duam topin, por duam sidomos jetën. Eriksen ia hodhi paq, Danimarka vazhdoi të luante dhe humbi në fushë (1-0) por Fituam të gjithë, pa përjashtim!

E kotë të bëjmë koment, e kotë të hedhim video, e kotë të vazhdojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat