Mbrojtësi shqiptar ndryshon skuadër në Rumani

Futboll

Mbrojtësi shqiptar ndryshon skuadër në Rumani

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:43
Mbrojtësi shqiptar ndryshon skuadër në Rumani

Mbrojtësi shqiptar ndryshon skuadër në Rumani!

Mbrojtësi shqiptar, Simon Rrumbullaku ka ndërruar skuadër teksa do të jetë pjesë e skuadrës rumune të Kindia Targovsite sezonin tjetër.

Një lëvizje brenda kampionatit kjo për Rrumbullakun i cili sezonin e kaluar luajti për skuadrën tjetër rumune, UTA Arad, skuadër ku vetëm pak ditë më parë u zyrtarizua sulmuesi shqiptar Idi Batha.

29 vjeçari i cili luajti për 3 sezone me Kukësin, bëri një hap të madhe në karrierë duke u transferuar në Rumani, kampionat ku mesa duket ka fituar reputacion si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat