Ibraimi zbarkon në Itali

Futboll

Ibraimi zbarkon në Itali

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:28
Ibraimi zbarkon në Itali

Agim Ibraimi është një emër i nxehtë në këtë merkato, teksa së fundmi emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Dinamo, duke ditur që i përfundon kontrata me Kukësin në fund të qershorit.

Megjithatë duket se vetë lojtari ka menduar ta heqë për pak mendjen nga merkato dhe ka vendosur të udhëtojë drejt Italisë në Venecia, për të shijuar pak kohën e pushimeve. Gjatë kësaj kohe, kapitenit të Kukësit i ka ardhur një ftesë speciale nga Raxha Naingolan.

Ky i fundit ka komentuar në foton e Ibraimit në Venecia, teksa e fton atë në Sardinia, ishull pranë Kaljarit dhe Sardenjës. “Hajde në Sardinia miku im”, i shkruan Naingolan.

Kujtojmë se Naingolan dhe Ibraimi janë miq prej vitesh, nga koha kur luanin te skuadra e Kaljarit në sezonin 2013-2014, mke mesfushorin belg që u rikthye përsëri te kjo skuadër në sezonin që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat