Milan kërkon sulmuesin nga Copenhaga

Futboll

Milan kërkon sulmuesin nga Copenhaga

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 00:50
Mohamed Daramy

Milani është në bisedime me FC Copenhagen për sulmuesin 19 vjeçar, Mohamed Daramy, sipas disa mediave në Danimarkë dhe Itali.

Ai gjithashtu është në shënjestër të Sevillas, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe RB Salzburg, por Rossonerët konsiderohen si favorit.

Kjo fillimisht u raportua nga mediumi BT në Danimarkë dhe më pas u konfirmua nga korrespondentja e Calciomercato.com.

Drejtori sportiv i FC Copenhages, Peter Christianen, refuzoi të komentojë për të ardhmen e Daramy, shkruan Football Italia.

Mohamed Daramy kryesisht luan në krahë të djathtë, por gjithashtu mund të luajë dhe në krah të majtë apo edhe si sulmues.

Daramy shënoi pesë gola dhe dha tre asistime në 29 ndeshje konkurruese për FC Copenhagen këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat