Matthaus: Ishte një ndeshje skandaloze

Futboll

Matthaus: Ishte një ndeshje skandaloze

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:50
Matthaus: Ishte një ndeshje skandaloze

Lothar Matthaus ishte për herë të parë shumë kritik ndaj trajnerit Joachim Loew.

Ish-kapiteni i Gjermanisë në vitet ‘90 tha për “Sky” se Lëv duhet të zgjohet dhe t’u kursejë tifozëve gjermanë vuajtje si ajo ndaj Hungarisë.

“Ishte një ndeshje skandaloze në të gjitha drejtimet. Të gjithë prisnin një skuadër ndryshe duke u nisur dhe nga paraqitja e mirë ndaj Portugalisë, por ndodhi e kundërta. Pësuam dy gola të evitueshëm dhe pse nuk dua t’ia heq meritat kundërshtarit. Hungaria bëri një ndeshje të madhe dhe nëse do të kishte fituar, nuk do të kishte vjedhur asgjë”, tha Matthaus.

I pyetur për paraqitjen e Jamal Musialës, Lotar tha se kishte mbetur i befasuar nga ai dhe se në ndeshjen me Anglinë, Lëv duhet ta ketë në konsideratë. “Jamal vërtetoi edhe një herë cilësitë e mëdha që ka.

Teknikisht është një nga lojtarët më të mirë dhe për moshën që ka kjo është e mahnitshme. Hyri në lojë në një ndeshje të tensionuar. Nuk është e lehtë për asnjë, por ai bëri diferencën duke shtyrë skuadrën përpara”, tha Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat