​Donnarumma: Ëndërroj ta fitoj Topin e Artë

Futboll

​Donnarumma: Ëndërroj ta fitoj Topin e Artë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:40
Gianluigi Donnarumma

Portieri i Italisë Gianluigi Donnarumma thotë se ai dëshiron të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur gjatë karrierës së tij dhe zbuloi se ai ëndërron që një ditë të fitojë Topin e Artë.

Portieri 22 vjeçar në shkurt tashmë ka bërë 30 paraqitje për Kombëtaren e Italisë dhe është një nga portierët më të mirë në futbollin evropian.

Ai ka luajtur 251 ndeshje me Milanin, por tani pret që të largohet drejt Paris – Saint-ermain.

"Shpresoj të luaj për aq kohë sa të jetë e mundur, deri në 40 vjet", tha Donnarumma për faqen zyrtare të “Red Bull”. "Është pasioni im.”

“Qëllimi im është të fitoj sa më shumë trofe, veçanërisht me ekipin kombëtar italian. Ëndrra e pabesueshme është të fitosh Topin e Artë, unë do t'i jap të gjitha, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. "

Donnarumma largohet nga Milani kur kontrata e tij skadon këtë javë dhe do të bashkohet me Paris Saint-Germain pas Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat