Ferdinand: Nuk ka mbetur askush në garë që Anglia ta ketë frikë

Futboll

Ferdinand: Nuk ka mbetur askush në garë që Anglia ta ketë frikë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:54
Ferdinand: Nuk ka mbetur askush në garë që Anglia ta ketë frikë

Eliminimi i Gjermanisë, por edhe Francës, Portugalisë e Holandës, ka bërë shumë më të thjeshtë EURO 2020 për skuadrat që kanë mbetur në garë. Ish-futbollisti i përfaqësueses angleze, Rio Ferdinand, është i bindur se tashmë skuadra e Garet Sauthgejt renditet mes pretendenteve kryesore për fitoren e turneut, pasi tani nuk i frikësohet asnjë prej skuadrave që janë në garë, shkruan vipsport.

“Ne nuk kishim fituar asnjëherë ndeshjen tonë të hapjes. Tani e lamë pas krahëve. Nuk kishim mundur asnjëherë Gjermaninë. E lamë edhe këtë pas krahëve.

Kjo skuadër po thyen barriera. Të gjithë po thoshin që ne jemi shumë negativë, ne nuk rrezikojmë. Sauthgejt ka një plan, që të jemi të vështirë për t’u mundur. Këta djem po luajnë për trajnerin e tyre dhe kjo shihet.

Tani nuk ka mbetur asnjë në garë që Anglia duhet ta ketë frikë. Të gjithë janë të fortë, por të gjithë ata që mbeten në garë, Anglia e ndjen që mund t’i mposhtë.

Ne e kemi pritur prej kohësh këtë moment. Që të ndjesh këtë lloj energjie, kjo është si në ëndërr. Kjo do të kujtohet gjithmonë”, ishin fjalët e Rio Ferdinand pas sfidës me Gjermaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat