Andre Silva ndryshon sërish ekip por mbetet në Bundesliga

Futboll

Andre Silva ndryshon sërish ekip por mbetet në Bundesliga

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:20
Andre Silva

Andre Silva ndërron skuadër? Siç duket, sipas prestigjozes “Bild”, sulmuesi portugez i Frankfurt do të mbetet në Bundesliga por do të veshë fanelën e një skuadre tjetër: Leipzig!

40 gola në dy sezone, 28 në kampionatin e fundit, shifra këto që shumë sulmues i kanë zili dhe Andre Silva i ka regjistruar në Bundesliga. Portugezi, i cili nuk e gjeti veten te Milani, me Eintracht Frankfur ka shkëlqyer.

Tani është momenti të bëjë sërish një hap para dhe në Gjermani Bild Sport e bën të kryer kalimin e sulmuesit portugez te RB Leipzig për shumën e 23 milion eurove.

Përfitime të konsiderueshme pritet të ketë edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ndërkohë që vetë Andre Silva do të përfitojë 4 milion euro në sezon dhe një tarifë fikse në momentin e nënshkrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat