Asnjë ndalje

Futboll

Asnjë ndalje

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:56
Marotta

Do të duhen edhe pak ditë për zyrtarizimin e transferimit të Hakimi-t nga Inter-i te PSG.

“Ka akoma punë për të bërë, po diskutohen detajet dhe besoj se në 24 orët e ardhshme do të mbyllet gjithçka”, ka thënë Beppe Marotta, në përfundim të një takimi me menaxherin e lojtarit.

Asnjë ndalje, por vetëm domosdoshmëria për të sqaruar detajet e fundit të një operacioni që do të derdhë në arkat e klubit zikaltër 68 milionë euro plus 5 si bonus.

“Kjo do të na japë pak frymëmarrje, do të donim shumë të mos shisnim lojtarë të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat