Ekipi në Bundesligë vjen me komunikatën zyrtare: Dëgjuam se dikujt i mbaroi kontrata…

Futboll

Ekipi në Bundesligë vjen me komunikatën zyrtare: Dëgjuam se dikujt i mbaroi kontrata…

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:41
Ekipi në Bundesligë vjen me komunikatën zyrtare: Dëgjuam se dikujt i mbaroi kontrata…

Lionel Mesi është aktualisht një lojtar i lirë dhe pa kontratë.

Barcelona është në situatën që i trembej më shumë teksa i duhet që të punojë sërish me yllin argjentinas për ta bindur që të vazhdojë bashkëpunimin me katalanasit.

E teksa ndodhemi në këtë moment, Wolfsburg ka ardhur me një reagim përpara pak minutash.

Klubi i Bundesligës njofton se një komunikatë zyrtare do të vijë së shpejti për zyrtarizimin e transferimit të Mesit.

Sigurisht e thënë kjo mes humorit, ndërsa skuadra gjermane shkruan: “Dëgjuam se dikush mbeti pa kontratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat