Ndoqi hajnin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, tash në telashe

Futboll

Ndoqi hajnin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, tash në telashe

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:00
Ndoqi hajnin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, tash në telashe

Ish-futbollisti i Milanit Stephan El Shaarawy është në telashe serioze pasi akuzohet se ka dhunuar një hajdut që tentoi t’i vidhte makinën.

Episodi ka ndodhur në datën 12 shkurt dhe vetë hajni ka paditur El Shaarawy pasi pretendon se ky i fundit së bashku me shokët e tij i ka thyer brinjën dhe e ka dëmtuar në këmbë, shkruan panorama sport.

El Sharaui ka vënë re një person që i ka thyer xhamin e “Lamborxhinit” dhe ka thirrur shokët e tij të cilët kanë ndjekur me vrap hajnin, një kilien 35 vjeç.

Më pas e kanë dhunuar në tokë deri s aka ardhur policia. Për këtë cështje reagoi dhe avokati i sulmuesit i cili u shpreh: “Unë jam i bindur që do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, do të rishikohet e gjithë dinamika e kësaj ngjarje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat