Juventusi merr vendim për të ardhmen e Juan Cuadrados

Futboll

Juventusi merr vendim për të ardhmen e Juan Cuadrados

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:11
Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado

Juan Cuadrado ndodhet në Brazil duke luajtur Kupën e Amerikës me Kolumbinë e tij, ndërsa Juventusi po përgatit një dhuratë për anësorin e djathtë.

Corriere dello Sport shkruan se klubi italian dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me 33-vjeçarin latin, i cili ka kontratë deri në verën e ardhshme me Juven.

Drejtuesit e bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë rinovimin me një tjetër vit, pra deri në verën e vitit 2023. Një takim me agjentin e lojtarit është programuar në ditët e ardhshme.

Cuadrado është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe ka provuar të veshë edhe fanellën e anglezëve të Chelsea.

Max Allegri e cilëson një pikë fikse në formacionin e tij, teksa lojtari anësor ka aftësinë për të luajtur në të dy fazat e lojës: mbrojtje dhe sulm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat