Sabitzer në llupën e Dortmundit

Futboll

Sabitzer në llupën e Dortmundit

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:58
Sabitzer në llupën e Dortmundit

Skuadra e Borussia Dortmund është interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të ekipit Leipzig, Marcel Sabitzer.

Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja gjermane “SportBild”.

Lojtari ka një kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2022 dhe nuk dëshiron ta rinovojë atë. Ndaj ai mund të largohet këtë verë për të evituar që pas një viti të ikë me koston zero.

Kostoja e lojtarit 27-vjeçar është rreth 40 milionë euro, por duke parë situatën shuma mund të ulet ndjeshëm, në rreth 20-25 milionë euro.

Sezonin e fundit, Sabitzer realizoi 16 gola në 39 ndeshje me Leipzig, në të gjitha kompeticionet, duke qenë ndër më të mirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat