Enrique: Për mua Dani Olmo luajti një lojë të jashtëzakonshme

Futboll

Enrique: Për mua Dani Olmo luajti një lojë të jashtëzakonshme

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:37
Enrique: Për mua Dani Olmo luajti një lojë të jashtëzakonshme

Italia ia doli të fitonte mbrëmë ndaj Spanjës, duke kaluar në finale të Kampionatit Evropian, “Euro 2020”, shkruan Insporti. Ishte talenti i Juventusit, Federico Chiesa ai që e zhbllokoi rezultatin, duke e çuar Italinë në epërsi 1-0, por spanjolli që luan poashtu për skuadrën e rekordkampionit të Italisë, sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, Alvaro Morata, barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 80-të, gol ku që bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime, dhe fituesi u bë i ditur me anë të penalltive.

Së këndejmi, përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique e vlerësoi lartë talentin e Kombëtares së tij, Pedrin, për përformancen e këtij të fundit në Kampionatin Evropian e në veçanti në takimin gjysmëfinal kundër Italisë, duke krahasuar 18 vjeçarin me gjigantin e futbollit botëror, Andres Iniestan.

“Për mua Dani Olmo luajti një lojë të jashtëzakonshme, diçka të jashtëzakonshme,” tha Luis Enrique.

“Por ajo që Pedri ka bërë në këtë turne, në moshën 18 vjeç, askush nuk e ka bërë, madje as Andres Iniesta”“Është e pabesueshme, unike”, tha ish- trajneri i Barceloës, Luis Enrique. Ndryshe, Iniesta, i cili gjithashtu luajti për Barcelonës, shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat