Milani “blindon” një titullar

Futboll

Milani “blindon” një titullar

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:08
Milani “blindon” një titullar

Milani “blindon” një titullar. Klubi kuqezi ka njoftuar ditën e sotme se ka rinovuar deri në vitin 2025 me mbrojtësin Davide Kalabria.

Edhe pse ishte i lënduar në gjysmën e sezonit të fundit, 25-vjeçari ishte një nga më të mirët, duke dhënë një kontribut të çmuar të kuqezinjtë, që pas shumë sezonesh, arritën të siguronin një biletë për në grupet e Champions-it. 

Kalabria gjatë shtatë sezoneve me Milanin ka regjistruar 151 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola.

“Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Davide Kalabria deri më 30 qershor 2025. I lindur më 1996, ai u bashkua me Milanin në moshën 10 vjeç.

Davide bëri debutimin e tij në Serie A në maj 2015 dhe pas 151 ndeshjeve dhe 5 gola të shënuar në 7 sezonet e tij me ekipin e parë, ai do të vazhdojë të veshë fanellën e kuqezinjve”, shkruan klubi i Milanit në komunikatën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat