Letra emocionuese e Donnarummas pas largimit nga Milan

Futboll

Letra emocionuese e Donnarummas pas largimit nga Milan

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:50
Gianluigi Donnarumma

Portieri Gianluigi Donnarumma ka shkruar një letër emocionuese pas largimit nga AC Milan.

Italiani u largua nga “San Siro” si agjent i lirë, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin për rinovim të kontratës.

Donnarumma në Instagram ka shkruar për kohën e kaluar te Milani, skuadër se cilës i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri.

Arrita tek Milan kur isha pak më shumë se fëmijë, për tetë vjet e mbaja këtë këmishë me krenari, ne luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, u gëzuam, së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë bërë dhe ata janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë të cilët janë pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite.

Me fanellën e Rossonerëve gjithashtu kam arritur momente të rëndësishme personale, siç është debutimi im në 16 në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë.

Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, dhe sigurisht që një postim nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë. Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh veten.

Të gjithë Rossonerët që takova, nga e para deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri atë që jam.

I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat