Barcelona merr vendim përfundimtar

Futboll

Barcelona merr vendim përfundimtar

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:11
Barcelona merr vendim përfundimtar

Klubi i Barcelonës raportohet se ka vendosur që përfundimisht ta shesë Philippe Coutinhon.

“Diario Sport” shkruan se Coutinho nuk do të ketë më një shans tjetër dhe se krerët e klubit kanë marrë vendim që ai duhet të largohet.

Klubi është i zhgënjyer me lojtarin, pasi ai nuk ka shfaqur asnjëherë nivelin që kishte te Liverpooli, duke shtuar edhe faktin e lëndimeve të shpeshta.

Qëllimi i Barcelonës tani është të ulë listën e pagave, kështu që klubi dëshiron të shesë Coutinho, por pothuajse nuk ka oferta për të.

U raportua se Marseille dhe disa klube angleze kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin, por asnjë klub nuk ka dërguar ofertë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat