Inter është gati ta dhurojë ish të besuarin e Contes

Futboll

Inter është gati ta dhurojë ish të besuarin e Contes

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:15
Antonio Conte

Arturo Vidal ka qenë i besuari i Antonio Conte-s.

Mesfushori kilian u transferua te zikaltrit sezonin e kaluar me kërkesë të ish-trajnerit të kampionëve të Italisë dhe, tani që Conte nuk është më, duket se do të largohet.

King Arturo, nga ana tjetër, nuk ka dhënë atë që pritej nga ai në fushën e lojës, duke marrë me vete shumë probleme fizike dhe duke marrë një rrogë 7 milionë euro në sezon.

Pikërisht për këto arsye, zikaltrit janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet falas për t’u liruar nga rroga e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat