Tottenham vjen me një propozim për Lyonin

Futboll

Tottenham vjen me një propozim për Lyonin

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 21:44
Houssem Aouar dhe Tanguy Ndombele.

Klubi anglez Tottenham ka shprehur interesim për mesfushorin Houssem Aouar.

Sipas ‘ESPN’, klubi anglez po kërkon me ngulm transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtuesit e Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë në marrëveshje edhe futbollsitin Tanguy Ndombele.

Thuhet se Lyon është e gatshme ta lirojë të largohet mesfushorin i cili ka interesim edhe nga skuadrat tjera evropiane, si Arsenal, PSG, Man Utd dhe Liverpool.

Spurs besojnë se duke përfshirë në marrëveshje Ndombelen, ata mund të arrijnë më lehtë te 23-vjeçari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat