Juventus-Sassuolo, s’ka “tym të bardhë”

Futboll

Juventus-Sassuolo, s’ka “tym të bardhë”

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:11
Locatelli

Ditë të rëndësishme për Locatelli. Në fakt, Juventusi dhe Sassuolo po flasin përsëri me njëri-tjetrin për ta realizuar operacionin që duhet ta çojë mesfushorin te bardhezinjtë. Ndjenjat mbeten pozitive edhe për shkak të vullnetit të fortë të lojtarit për të lëvizur në Torino, por për momentin mbetet një distancë e caktuar midis palëve, si në shifrën e përgjithshme, ashtu edhe në formulën e marrëveshjes.

Bardhezinjtë do të dëshironin ta merrnin Locatelli në huazim 2-vjeçar, me detyrimin e blerjes përfuindimtare për rreth 30 milionë euro. Një formulë shumë e ngjashme me atë të përdorur për të rrëmbyer Chiesa nga Fiorentina. 

Nga ana tjetër, Sassuolo do të preferonte një shitje përfundimtare dhe vazhdon të kërkojë të paktën 40 milionë euro, shifër kjo i është ofruar nga Arsenali.

Siç u përmend, megjithatë, lojtari do të dëshironte të qëndronte në Itali dhe më saktësisht te Juventusi. Kjo është arsyeja pse optimizmi vazhdon të mbretërojë. Me pak fjalë, për tymin e bardhë duhet të jetë vetëm çështje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat