I trishtuar

Futboll

I trishtuar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:07
I trishtuar

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka reaguar rreth transferimit të Jadon Sancho prej 85 milionë eurosh te Manchester Unitedi, shkruan Insporti.

Haaland është shprehur i trishtuar për largimin e Sanchos, duke thënë se ata të dy e kuptuan shumë mirë njëri – tjetrin.

“Unë dhe Jadon e kuptuam shumë mirë njëri-tjetrin dhe ai është një lojtar i mirë”, ka thënë fillimisht Haaland kur u pyet për largimin e Sanchos.

“Kështu që sigurisht është e trishtuar që ai u largua, por kështu është futbolli. Ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”

“Por, unë mendoj se ka shumë lojtarë të tjerë të mirë me të cilët kam një bashkëpunim të mirë dhe mund të bëhen edhe më të mirë”.

“Ne duhet të shohim me kë përputhem më mirë”, përfundoi ylli i Dortmundit. 

Një kalim në Old Trafford për sulmuesin anglez është diskutuar tash e disa kohë, me Djajtë e Kuq që më në fund kanë finalizuar një marrëveshje këtë verë pasi ata paguan shifrën që kërkohej nga Dortmundit për 21-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat