Anglezët tani po bojkotojnë restorantet italiane

Futboll

Anglezët tani po bojkotojnë restorantet italiane

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:53
Anglezët tani po bojkotojnë restorantet italiane

Anglezëve do t’u duhet kohë për të marrë veten nga ajo finale e humbur. Të gjithë po prisnin me padurim që, “futbolli të kthehej në shtëpi”, por nuk rezultoi kështu.

Tifozët po bëjnë çdo lëvizje dëshpëruese, fillimisht duke nisur një peticion për të përsëritur ndeshjen me pretekstin se italianët kishin fituar me hile duke përdorur si alibi faullin e kryer nga Chiellini mbi Saka-n.

Në rastin më të keq tifozët janë të gatshëm ti japin skuadrës së Southgate një kupë të personalizuar, duke i konsideruar lojtarët e tyre fitues moralë.Ende nuk mjafton. Bojkoti kundër Italisë ndjek edhe një trend tjetër, atë të hotelierisë.

Rezervimet në restorantet italiane, të cilat kanë në menu të gjitha pjatat e kuzhinës italiane, ranë me gati 60% (raporti i TheFork UK). “Ata duhet të hanë makarona, duhet të hanë ca …” bërtiti Bonucci me krenari menjëherë pas finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat