Locatelli arrin marrëveshje me Juventusin

Futboll

Locatelli arrin marrëveshje me Juventusin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:31
Locatelli arrin marrëveshje me Juventusin

Mesfushori italian, Manuel Locatelli, është edhe më afër kalimit te Juventusi.

Locatelli ka refuzuar ofertat nga Arsenali dhe Borussia Dortmundi, pasi dëshira e tij ishte të transferohej vetëm te “Zonja e Vjetër”.

Nicolo Schira raporton se reprezentuesi italian tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusin. Ai ka pranuar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Juventusi tani është duke punuar për ta mbyllur marrëveshjen edhe me Sassuolon.

Një takim mes krerëve të të dy klubeve është planifikuar për javën që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat