Brahim Diaz huazohet te Milani për dy vitet e ardhshme

Futboll

Brahim Diaz huazohet te Milani për dy vitet e ardhshme

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:57
Brahim Diaz

Klubi italian Milan ka arritur marrëveshje me Brahim Diaz.

Milan po vazhdon me pëforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri.

Klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madrid për huazimin e Diaz edhe për dy vite të tjera.

Mesfushori do të jetë pjesë e ‘Rossonerëve’ deri më 30 qershor të vitit 2023.

Spanjolli sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe katër asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat