Malisheva ballafaqohet me Renovën

Futboll

Malisheva ballafaqohet me Renovën

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:29
Malisheva ballafaqohet me Renovën

Malisheva nuk do të jetë si shëtitëse në Superligën e Kosovës, por synon rezultate sa më të mira. 

Futbollistët e kësaj skuadre përgatiten nën drejtimin e kryetrajnerit Arsim Thaçi.  

“Përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri po vazhdojnë. 

Skuadra gjendet në Ohër si pjesë e programit përgatitor para sezonal. Djelmoshat duken të motivuar dhe plot energji.

Stërvitjet e tyre intensive dhe me passion janë një indikator i qartë se FC Malisheva do të jetë një pretendent shumë serioz në Superligë. 

Përveç seancave stërvitore të parapara me planin e trajnimit, skuadra do të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.

Ndeshja e parë miqësore do të jetë të shtunën me 24 korrik kundër KF Renova e cila do të zhvillohet në qytetin e Strugës”, njofton KF Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat