Çfarë do Kessie në të vërtetë?

Futboll

Çfarë do Kessie në të vërtetë?

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:03
Çfarë do Kessie në të vërtetë?

Kufijtë vlejnë për të gjithë, përveç Zlatan Ibrahimovic, i cili është një rast unik. Por, kush mund të mendojë ta vendosë veten në nivelin e Zlatan, më i paguari te Milani? Një pagë prej 7 milionë euro në sezon, një udhëheqje e padiskutueshme që vlen edhe më shumë se paratë, veçanërisht për ata që tashmë kanë fituar shumë.

Pastaj është Franck Kessie, i cili u betua për dashuri të përjetshme ndaj kuqezinjve në një intervistë me “Gazzetta” nga Tokio. Por, ju e dini, në një dashuri “përgjithmonë” është e vlefshme “deri kur”. Interesimi i Milanit për Kessie është i dukshëm, edhe për shkak të këndvështrimit të imazhit.

Lejimi i një lojtari tjetër të arratiset me kosto zero, pas Donnarumma dhe Calhanoglu, nuk do të ishte kartë e mirë në kursin e ri triumfues të skuadrës. Një kurs që filloi para bllokimit të pandemisë dhe gjatë asaj kohe, Kessie pati rolin e tij thelbësor në sukseset e arritura. Në ditët e ardhshme, drejtuesit e Milanit do të takohen me menaxherin e lojtarit në një atmosferë shumë miqësore.

Klubit i është dashur të modifikojë rrugën e tij dhe arsyeja është e qartë: pa lojtarë me një bagazh pas është e vështirë të arrihen qëllimet. Milani po ndërthur elementët e rinj me ata të përvojës, si një model për t’u integruar mes më të mirëve dhe përmirësuar si ekip në Champions. Rinovimi i kontratës së Kessie gjithashtu hyn në këtë këndvështrim.

Marrëveshja është arritur, zyrtarizimi pritet së shpejti, për të shmangur raste të tjera “me gjemba” si dy të përmendurit më lart, por pa nxitim të tepruar. Menaxhmenti teknik e di se çfarë mund t’i ofrojë një lideri të padiskutueshëm si Kessie, por një fjali i ka shqetësuar pak pronarët kuqezinj: “Ata e dinë se çfarë dua”.

Pra, çfarë do Kessie në të vërtetë? Milionat që duket se janë gati nga Liverpool dhe klubet e tjera të Premier League mund të jenë shumë, por Milani nuk është në gjendje dhe mbi të gjitha nuk dëshiron të përputhet me oferta stratosferike. Linjat e qëndrueshmërisë, e shpenzimeve dhe mbi të gjitha pagave, vlejnë për të gjithë. Prandaj, Kessie do të duhet të provojë se me të vërtetë dëshiron të qëndrojë te Milani. Le të themi se përvojat e fundit me emra të tjerë të mëdhenj nuk kanë qenë aq inkurajuese..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat