Tifozi anglez i dërgon një letër me fyerje

Futboll

Tifozi anglez i dërgon një letër me fyerje

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:24
Tifozi anglez i dërgon një letër me fyerje

Humbja në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë ende djeg për anglezët. Konfirmimi erdhi nga gjesti i këtij tifozi, i cili, dy javë pas përfundimit të turneut, që i pa axurrët të triumfonin në “Wembley” me penallti, vendosi të dërgojë një letër me fyerje dhe fjalë për të mos u thënë dot drejt ambasadës italiane në Londër.

Siç raportohet nga “Sportmediaset”, mesazhi i tifozit të “Tre Luanëve” u bë i ditur nga Alessandro Motta, zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës Italiane në Londër, i cili postoi foton e shoqëruar me të qeshur.

“Ndeshja është e manipuluar, ju fituat falë dhunës, frikësimit dhe trukeve.

Nuk dini si të luani një ndeshje në mënyrë sportive”, – ishte pjesa pa “pullë të kuqe” e përmbajtjes së letrës, dërguar me postë nga tifozi anglez. “Fair-play është një koncept i njohur në të gjithë botën dhe e ka origjinën në sportin modern në Britaninë e Madhe…”, – u përgjigj Dr.Motta në Twitter...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat