Demiral drejt Atalantas, Romero pranë Tottenham

Futboll

Demiral drejt Atalantas, Romero pranë Tottenham

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Mbrojtësi Christian Romero është shumë afër të kompletojë kalimin te Tottenham nga Atalanta.

Romero ka kërkuar largimin nga Atalanta ngase e sheh Tottenham si skuadra e duhur për të vazhduar me zhvillimin.

Kalimi i Romeros te Tottenham mund të thuhet se është vetëm çështja ditësh, ngase tashmë Atalanta ka gjetur edhe pasuesin adekuat.

Atalanta është në negociata me mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral dhe duan huazim me opsion blerje.

Në rast që turku pranon të kalojë te “Zonja e Vjetër”, atëherë lehtësisht Romero mund t’i bashkohet gjigantit londinez.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat