Premierliga destinacioni i Asensios

Futboll

Premierliga destinacioni i Asensios

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:52
Marco Asensio

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio mund të kalojë në Premierligë gjatë verës.

25-vjeçari konsiderohej të ishte lojtari i së ardhmes në “Santiago Bernabeu”, por tani shihet si i panevojshëm nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Mediat spanjolle raportojnë se Reali ka hequr dorë nga Asensio shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe paraqitjeve të dobëta.

Me 11 sulmues në skuadër duke përfshirë Gareth Bale dhe Eden Hazard, “Galaktikët” duhet të gjejnë vend, sidomos nëse duan Kylian Mbappen.

Fichajes raporton se Everton, Leeds United dhe Leicester City janë duke luftuar për shërbimet e spanjollit.

Asensio ka bërë 48 paraqitje dhe ka shënuar shtatë gola edicionin e kaluar pas rikthimit nga lëndimi (këputja e ligamenteve).

Momentalisht, Asensio është me Spanjën në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, aty ku do ndeshen me Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat