Ardian Ismajli largohet nga Spezia, bëhet me skuadër të re

Futboll

Ardian Ismajli largohet nga Spezia, bëhet me skuadër të re

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:50
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli është futbollist i ri i Empolit.

Mbrojtësi shqiptar nga Prishtina tashmë ka përfunduar transferimin e tij, duke nënshkruar kontratën me klubin italian pas një sezoni të sukseshëm me Spezian.

Reprezentuesi shqiptar dje ka udhëtuar për në Empoli për ta kompletuar transferimin e tij.

Gjatë orëve të ardhshme do të bëhet zyrtarizimi i transferimit të tij.

Insporti mëson se Ismajli është bindur nga projekti i Empolit dhe nga trajneri Alessio Dionisi, i cili e ka telefonuar për ta bindur atë që t’i bashkohet skuadrës së tij.

Pjesë e Empolit para disa viteve ishte Elseid Hysaj, ndërsa nga ky sezon do të jetë bashkëlojtar i Nedim Bajramit.

Empoli është rikthyer në Serie A këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat