Messi: Dua të ndjek hapat e tij

Futboll

Messi: Dua të ndjek hapat e tij

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:57
Messi: Dua të ndjek hapat e tij

Një vit më parë, lamtumira u shmang në momentin e fundit. Tani nuk ka qenë e mundur.

Është mbyllur një epokë madhështore: ajo e Messi-t te Barcelona. Dhe pas ndarjes së lajmëruar nga presidenti Laporta, tani ka qenë argjentinasi, në lot, që është përshëndetur me klubin ku është rritur.

“Nuk jam gati për këtë lamtumirë, por jam i detyruar të largohem për shkak të rregullave. Doja të qëndroja, nuk ka qenë e mundur”.

– Cilat janë objektivat pas Barcelona-s?

“Dua të vazhdoj të luftoj në nivele të larta dhe të fitoj tituj. Kam parë Dani Alves të fitojë medaljen e artë me Brazilin dhe dua të ndjek hapat e tij. Qëllimi im ishte të qëndroja, nuk ka qenë e mundur dhe tani duhet të kërkoj një rrugë të re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat