Milan nis bisedimet për Florenzin

Futboll

Milan nis bisedimet për Florenzin

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:02
Alessandro Florenz

Skuadra italiane AC Milan po e dëshiron patjetër një mbrojtës të djathtë për sezonin e ri.

Ac Milan kanë kontaktuar Romën për Alessandro Florenzin, raporton Gianluca Di Marzio.

Pas përvojës së tij në PSG dhe triumfit në Kampionatin Evropian, Alessandro Florenzi është kthyer në Romë, por nuk është pjesë e planeve të Mourinhos.

Klubi ‘rossoner’ ka kërkuar lojtarin në huazim me të drejtën e blerjes, e cila mund të bëhet një detyrim në kushte të caktuara (kualifikimi për Ligën e Kampionëve dhe ndeshjet e luajtura).

Lojtari do të donte këtë lëvizje dhe Milani e kanë zgjedhur atë si opsion të krahut të djathtë, pasi negociatat për rikthimin e Dalot nga Manchester United dhe ai i Odriozola me Real Madrid kanë rezultuar pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat