Kur do të debutojë Messi me PSG-në?

Futboll

Kur do të debutojë Messi me PSG-në?

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:31
Kur do të debutojë Messi me PSG-në?

Ylli argjentinas thotë se i nevojitet paksa kohë për të qenë i gatshëm 100 për qind për ndeshje zyrtare. Ndërkohë, ai do të stërvitet me bashkëlojtarët

Lionel Messi u prezantua sot edhe zyrtarisht përmes një konference për shtyp tek Paris Saint-Germaini. Ylli argjentinas e shprehu gëzimin e tij për këtë transferim, ndërsa u shpreh entuziast për eksperiencën e re.

Megjithatë, të gjithëve ju intereson se kur mund të debutojë Messi në fushën e blertë me ekipin parisien.

34 vjeçari nuk ka saktësuar asgjë, por në bazë të deklaratës së tij ka bërë me dije që i duhet pak kohë para se të debutojë në një ndeshje zyrtare në “Parkun e Princave”.

“Debutimi im? Nuk e di. Ndoshta do të më duhet ta bëj një parasezon. Kur të jem gati, do të luaj”, tha ai. Messi u transferua si lojtar i lirë tek PSG-ja pasi i skadoi kontrata me Barcelonën. Ai do të paguhet 35 milionë euro në vit në kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat