Chelsea fiton Superkupën e Evropës

Futboll

Chelsea fiton Superkupën e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:54
Chelsea fiton Superkupën e Evropës

(E plotësuar): Chelsea është fitues i Superkupës së Evropës.

Të kaltrit me penallti shënuan fitore me rezultat 6:5 ndaj Villarealit, në finalen që u zhvillua në stadiumin "Windsor Park" në Belfast të Irlandës Veriore, ku ishin të pranishëm 13 mijë shikues.

Ndeshja në kohën e rregull përfundoi pa fitues, 1:1, pos as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati dhe Chelsea me penallti doli më i suksesshëm.

Image

Plotë 120 minuta, lojë me ritëm, shumë raste, dy gola, një shtyllë e një tërthorëse.  

Në minutën e 6-të, me fat Villareali. Timo Werner (Chelsea) godet fortë por reagon për mrekulli portieri Asenjo duke e grushtuar topin dhe shpëton gol të sigurtë.

Chelsea avancon me 1:0. Havertz harkoi për bukuri dhe Hakim Ziyech nga afërsia shënon me mjeshtri për 1:0 në minutën e 27-të. 
Boulaye Dia (Villarreal) në minutën e 33-të goditi bukur drejt këndit të poshtëm të djathtë por portieri Edouard Mendy reagon bukur.

Në minutën e 35-të, Marcos Alonso sikur të ishte më i vëmendshëm do ta shtonte epërsinë, por reagon bukur portieri i Villarealit, Asenjo.

Një minutë më vonë Kurt Zouma nga afërsia godet me kokë por në vend të portës së Villarealit gjuan lartë mbi të.

Image

Në minutën 45+4, fat i madh për Chelsean. Alberto Moreno nga afërsia godet fuqishëm por tërthorësja shpëton portën e Chelseas.

Pjesa e dytë në dominim të Villarealit. Në minutën e 53-të, Gerard Moreno (Villarreal) i pafat, goditja e tij ndalet në shtyllën e djathtë pingule të Chelseas.

Pa shumë orvatjeve Villareali barazoi në minutën e 73-të. Gerard Moreno nga afërsia me qetësi godet topin dhe shënon për 1:1.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, në minutën e 100-të, Pulishiç iu krijua hapësirë e madhe por nuk shënoi në portën e Villarealit.

Në minutën e 107-të, Mason Mount rast ideal por nuk shënon, portieri i Villarealit, Asenjo, reagon shkëlqyeshëm.

Image

Penalltitë, për Chelsean shënuan: Azpilicueta, Alonso, Mount, Jorginho, Pulishiç, Rudiger; dështoi Havertz (mbron portieri) dhe për Villarealin realizuan: G. Moreno, Estupinan, Gomez, Raba, Foyth; dështuan Mandi (mbron portieri), Albiol (mbron portieri).

Portieri Kepa Arrizabalaga që u fut në lojë në minutën e 119-të, është më i merituari për triumfin e Chelseat. Ai mbrojti dy penallti. 
 
Chelsea – Villareal 1:1 – 6:5 me penallti 
Stadiumi "Windsor Park" në Belfast. 
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: S. Karasev.
Shënues: Ziyech (27’) – G. Moreno (73’).
Kartona të verdhë: Rudiger, Arrizabalaga – Pino, Raba.
Chelsea: Mendy (Arrizabalaga 119’), Zouma (Christensen 66’), Chalabah, Rudiger, Hudson Odoi (Azpilicueta 82’), Kante (Jorginho 65’), Kovaçiç, Alonso, Ziyech (Pulishiç 43’), Havertz, Werner (Mount 65’).
Villarreal: Asenjo, Foyth, Albiol, Pau, Pedraza (Estupinan 58’), Pino (Mandi 91’), Capue (Mario Gaspar 70’), Trigueros (Gomez 71’), Alberto Moreno (Morlanes 85’), Gerard, Dia (Raba 86’).

Përfundojnë edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ndeshja vendoset me penallti. Chelsea apo Villareali, fitues të Superkupës së Evropës?

118’ Ndeshja shumë afër që të mbyllet pa fitues edhe pas vazhdimeve dhe me penallti të përcaktohet fituesi.

115’ Në stadiumin në Belfast janë të pranishëm 13 mijë shikues.

110' Lojë me ritëm e me raste.

107’ Mason Mount rast ideal por nuk shënon, portieri i Villarealit, Asenjo, reagon shkëlqyeshëm.

106' Fillon edhe vazhdimi i dytë prej 15 minutash.

104' Ndeshja e luftuar.

100' Pulishiç iu krijua hapësirë e madhe por nuk shënoi në portën e Villarealit.

98' Nuk ka ndryshim rezultati.

95' Skuadrat luajnë me kujdes të shtuar.

92' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Përfundon koha e rregullt. Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90' Duket se sfida finale po shkon në vazhdime.

88’ Lojë me ritëm, por edhe më tutje baras (1:1).

Chelsea – Villareal 1:1
Stadiumi "Windsor Park" në Belfast. 
Gjyqtar: S. Karasev.
Shënues: Ziyech (27’) – G. Moreno (73’).
Kartona të verdhë: Rudiger - Pino.
 Chelsea: Mendy, Zouma (Christensen 66’), Chalabah, Rudiger, Hudson Odoi (Azpilicueta 82’), Kante (Jorginho 65’), Kovaçiç, Alonso, Ziyech (Pulishiç 43’), Havertz, Werner (Mount 65’).
Villarreal: Asenjo, Foyth, Albiol, Pau, Pedraza (Estupinan 58’), Neremy, Capue (Mario Gaspar 70’), Trigueros (Gomez 71’), Alberto Moreno (Morlanes 85’), Gerard, Dia (Raba 86’).

85' Chelsea po orvatet por pa sukses.

82' A po shkon finalja drejt vazhdimeve?

80'  Lojë e fortë.

77' Chelsea po sulmon për të fituar takimin.

73'  Villareali barazon rezultatin! Gerard Moreno nga afërsia me qetësi godet topin dhe shënon për 1:1.

Villarealin shumë më i mirë por assesi që të barazojnë.

70’ Chelsea vazhdon të ruajë epërsinë.

Chelsea – Villareal 1:0
Stadiumi "Windsor Park" në Belfast. 
Gjyqtar: S. Karasev.
Shënues: Ziyech (27’).
Kartona të verdhë: Rudiger - Pino.
 Chelsea: Mendy, Zouma (Christensen 66’), Chalabah, Rudiger, Hudson Odoi, Kante (Jorginho 65’), Kovaçiç, Alonso, Ziyech (Pulishiç 43’), Havertz, Werner (Mount 65’).
Villarreal: Asenjo, Foyth, Albiol, Pau, Pedraza (Estupinan 58’), Neremy, Capue, Trigueros, Alberto, Gerard, Dia.

64' Chelsea edhe pse është në epërsi (1:0), është në presion të madh nga Villareali.

61' Finale e fortë. Villareali kërkon barazimin.

56' Villaraeli dominon në pjesën e dytë.

53’ Gerard Moreno (Villarreal) i pafat, goditja e tij ndalet në shtyllën e djathtë pingule të Chelseas.

48' Havertz godet jashtë portës së Villarealit.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Chelsea ka bërë lojë shumë më të mirë në pjesën e parë, pati edhe më shumë raste shënimi dhe si rrjedhojë e kësaj është edhe në epërsi me 1:0 me golin e Ziyech në minutën e 27-të.

45+4 Fat i madh për Chelsean. Alberto Moreno nga afërsia godet fuqishëm por tërthorësja shpëton portën e Chelseat.

Chelsea – Villareal 1:0

Stadiumi "Windsor Park" në Belfast. 
Gjyqtar: S. Karasev.
Shënues: Ziyech (27’).
Kartona të verdhë: Rudiger.
Chelsea: Mendy, Zouma Chalabah, Rudiger, Hudson Odoi, Kante, Kovacic Alonso, Ziyech (Pulishiç 43’), Havertz, Werner.

43' Te dy skuadrat po tregojnë angazhim të madh.

40’ Finalja e Superkupës së Evropës, mjaft e mirë dhe me disa raste të mira sidomos nga ana e Chelseas.

Chelsea – Villareal 1:0
Stadiumi "Windsor Park" në Belfast. 
Gjyqtar: S. Karasev.
Shënues: Ziyech (27’).
Chelsea: Mendy, Zouma Chalabah, Rudjger, Hudson Odoi, Kante, Kovacic Alonso, Ziyech, Havertz, Werner.
Villarreal: Asenjo, Foyth, Albiol, Pau, Pedraza, Neremy, Capue, Trigueros, Alberto, Gerard, Dia.
38' Chelsea po sukmon.

36’ Kurt Zouma nga afërsia me kokë në vend të portës së Villarealit gjuan lartë mbi të.

35’ Marcos Alonso sikur të ishte më i vëmendshëm do ta shtonte epërsinë, por reagon bukur portieri i Villarealit, Asenjo.
35' Chelsea është në epërsi me 1:0.

33’ Boulaye Dia (Villarreal) goditi bukur drejt këndit të poshtëm të djathtë por portieri Edouard Mendy reagon bukur.

32' Villareali po ka mjaft telashe ndaj Chelseas së disponuar.

30' Chelsea po luan shumë më mirë.

27' Chelsea avancon me 1:0. Havertz harkoi për bukuri dhe Hakim Ziyech nga afërsia shënon me mjeshtri për 1:0.

25' Chelsea me kërkues, kërkon golin e epërsisë.

23' Villaraeli po luan mjaft mirë.

21' Chelsea deri me tash ka pasur një rast të mirë.

19' Lojë e mirë.

15' Edhe më tej pa gola.

12' Chelsea po sulmon me të gjitha forcat.

9' Kante nga rreth 20 metra gjuan jashtë portës së Villarealit.

7' Ndeshja po luhet në stadiumin "Windsor Park" në Belfast, ndërsa gjyqtari rus S. Karasev e ndanë drejtësinë.    

drejtësinë.    
6’ Me fat Villareali. Timo Werner (Chelsea) godet fortë por reagon për mrekulli portieri Asenjo duke e grushtuar topin dhe shpëton gol të sigurtë.

5' Te dy skuadrat luajtën me kujdes të shtuar.

3' Pritet lojë me ritëm.

1' Fillon ndeshja.

Kampioni i Evropës, Chelsea dhe kampioni i Europa League, Villareali, luftojnë për trofeun e Superkupës së Evropës.

Te dy skuadra janë mirë të përgatitura dhe secila synon që të fitojë trofeun.

Chelsea - Villareal

Chelsea: Mendy, Zouma Chalabah, Rudjger, Hudson Odoi, Kante, Kovacic Alonso, Ziyech, Havertz, Werner.

Villarreal: Asenjo, Foyth, Albiol, Pau, Pedraza, Neremy, Capue, Trigueros, Alberto, Gerard, Dia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat