Tuchel shpjegon zëvendësimin e portierit

Futboll

Tuchel shpjegon zëvendësimin e portierit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:41
Tuchel shpjegon zëvendësimin e portierit

Chelsea ka fituar Superkupën e Europës pas ekzekutimit të penalltive. Thomas Tuchel luajti bastin e tij në minutën e fundit largoi Mendy-n për të aktivizuar Kepa Arrizabalagan.

Ky i fundit rezultoi heroi i finales, teksa me dy penalltitë e pritura i jep trofeun bluve të Londrës. Trajneri gjerman ka shpjeguar arsyet që e çuan të zëvendësonte gardianin, duke theksuar se nuk ishte një ide e papritur, por e diskutuar mes portierëve.

“Ne kemi mbështetje cilësore në strukturën dhe organizimin. Ky është një nga shembujt e mirë. Departamenti i analizës doli me këtë statistikë se Ëilly Caballero është më i miri në pritjen e penalltive, Kepa i dyti dhe Mendy i treti.

Kështu që ne folëm me të tre portierët dhe thamë kur kemi një situatë si kjo, dhe na mbetet një zëvendësim, që ne të marrim këtë ndryshim. Jo për arsye personale, por për të përmirësuar shanset sepse kishim dëshmi të statistikës.

Të tre e pranuan atë në një mënyrë fantastike dhe thanë që nuk është problem.

Mendy e lë mënjanë egon e tij dhe ai është i vetëdijshëm pse e marrim vendimin, nuk është një ide e papritur, dhe unë jam absolutisht i lumtur që ekipi është i pari dhe Mendy ishte i pari që e mori atë për ekipin. Ju keni ende nevojë për fat, por të gjithë e dinë pse po e bëjmë këtë”, ka shpjeguar Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat