Bëri gafën qesharake me Bayernin

Futboll

Bëri gafën qesharake me Bayernin

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:44
Bëri gafën qesharake me Bayernin

Xhoshua Zirkzi shihet si një nga talentet e reja holandeze, por që fatkeqësisht erdhi në vëmendjen e të gjithëve me gafën qesharake që bëri me fanellën e Bajernit të Mynihut.

Sulmuesi 20-vjeçar vendosi të shkonte me topin drejt rrjetës, por sfera nuk përfundoi më pas në portën e zbrazët, teksa mbrojtësi kundërshtar i erdhi nga pas dhe largoi rrezikun.

Kritikat vërshuan menjëherë mbi të pas këtij gabimi të pafalshëm, por në Holandë ndodh e kundërta. Ata janë të dashuruar me Zirkzin dhe madje shprehen se nuk e kuptojnë se si një talent si ai zgjodhi një ekip të gjendur në rrënoja si Anderlehti për huazim dhe jo Fejnordin.

“Unë gjithashtu mendoj se është një turp për vetë atë djalë. Ai tani po shkon në një klub të rrënuar, Anderleht. Ai djalë…

Pse nuk thotë ai dhe agjenti i tij: “Ne do të shkojmë në Fejnord”. Gjithsesi, është turp, mendoj”, ka thënë ish-futbollisti, Kenneth Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat