Naingolan: Isha larg shtëpisë

Futboll

Naingolan: Isha larg shtëpisë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:38
Naingolan: Isha larg shtëpisë

Raxha Naingolan i cili la Interin pas 3 vitesh, rikthehet në vendin e tij të lindjes në Belgjikë për të luajtur futboll. Ish-mesfushori i Interit, Romës dhe Kaljarit është rikthyer në Belgjikë pas 16 vitesh, teksa pas vizitave mjekësore dhe përpara se të firmosë me Antuerpin, klubin e tij të ri ka dhënë një prononcim për mikrofonat e “Sporza” duke deklaruar se është bukur të rikthehesh sërish në shtëpi:

“Është bukur të rikthehesh këtu. Kam zgjedhur Antuerpin sepse presidenti më ka dëshiruar shumë.

E kaluara në tek të rinjtë rival të Bershotit? Jam rritur tek të rinjtë e tyre dhe do t’i jep mirënjohës përjetë, por në karrierë duhet të marrësh dhe vendime të tjera.

Zgjedhja ime nuk është e atyre të Bershotit, por është vetëm e imja. Isha larg shtëpisë prej 16 vitesh dhe tani jam i lumtur që jam rikthyer mbi të gjitha tek Antuerpi. Ambiciet për titullin? Këtu ka një projekt dhe unë jam besimplotë.”, përfundoi Naingolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat