​PSG e pret Strasburgun, a do të debutojë Messi? Ja formacionet e mundshme

Futboll

​PSG e pret Strasburgun, a do të debutojë Messi? Ja formacionet e mundshme

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:23
Lionel Messi

Pasi i siguroi tre pikët e para në ndeshjen hapëse të Ligue 1 kundër Troyes me golat e Achraf Hakimit dhe Mauro Icardit, Paris-Saint-Germain sonte ballafaqohet me Strasburgin në xhiron e dytë të kampionatit francez.

PSG pati një javë të ngjeshur para pak ditësh e kompletoi transferimin e yllit botëror Lionel Messi i cili nuk pritet të debutojë sonte me klubin e tij të ri.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave” dhe këto janë formacionet e mundshme:

PSG: (4-3-3): Navas; Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Diallo; Danilo, Wijnaldum, Herrera; Draxler, Icardi, Mbappe

Strasburg: (4-4-2): Sels; Fila, Sissoko, Djiku, Caci; Thomasson, Lienard, Bellegarde, Waris; Ajorque, Diallo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat