Gomez: Gasperini i kaloi limitet duke provuar të më sulmojë fizikisht

Futboll

Gomez: Gasperini i kaloi limitet duke provuar të më sulmojë fizikisht

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:17
Gomez: Gasperini i kaloi limitet duke provuar të më sulmojë fizikisht

Mesfushori i Sevillas, Papu Gomez më në fund ka thyer heshtjen duke folur për problemet me ish trajnerin Gian Piero Gasperini.

Dyshja për shumë vite ishin të shkëlqyer te Atalanta, por edicionin e kaluar patën probleme që ndikuan që kapiteni të largohet.

Argjentinasi ka shpjeguar se problemi ishte që Gasperini provoi ta sulmonte fizikisht pas një paraqitje të dobët në një pjesë të parë.

“Nuk e dëgjova nga ana taktike. Ishin 10 minuta të mbetur dhe më kërkoi të luaja në të djathtë, derisa unë luajë në të majtë dhe i thashë jo”.

“Duke e bërë këtë në mes të ndeshjeve, në kamera, e dija që do zemërohej. E dija që do më nxjerrtë jashtë pas pjesës së parë dhe kështu bëri”.

“Por, në dhomën e zhveshjes kaloi limitin duke provuar të më sulmojë fizikisht”, tha ai.

Pas kësaj kacafytje, Gasperini fillimisht dha dorëheqje që nuk u pranua nga klubi italian, pastaj nuk e ftoi asnjëherë më Gomezin që verën e kaluar iu bashkua Sevillas./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat