Gasperini u përpoq të sulmonte fizikisht...

Futboll

Gasperini u përpoq të sulmonte fizikisht...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:10
Gasperini u përpoq të sulmonte fizikisht...

Ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, ka zbuluar së fundmi, se u largua nga zikaltërit në janar, për shkak se  trajneri Gasperini u përpoq ta sulmonte fizikisht atë në dhomat e zhveshjes, pas pjesë së parë të sfidës ndaj Midtjyland, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërkohë që presidenti përkrahi teknikun.

Argjentinasit tregon se i kërkoi presidentit të klubit Antonio Percasi largimin kur Gasperini refuzoi t’i kërkonte falje, por Gomez pretendon se Percasi nuk lejoi futbollistin të bashkohej me një klub tjetër të Serisë A pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Itali.

“Unë nuk iu binda atij në një detyrë taktike. Kishte edhe 10 minuta deri sa të mbyllej pjesa e parë dhe ai më kërkoi të luaja në të djathtë, ndërsa unë po luaja shumë mirë në të majtë. Dhe unë I thashë jo”, ka zbuluar fillimisht Gomez për gazetën “La Nacion” në lidhje me përplasjen me Gasperinin.

“Pasi e bëra këtë në mes të lojës, me kamerat … ai u zemërua. Unë tashmë e dija se në pjesën e parë ai do të më nxirrte jashtë, dhe kështu veproi”.

“Por, në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë ai tejkaloi kufijtë dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht. Agresioni fizik është i patolerueshëm. Kështu që unë kërkova një takim me presidentin e klubit, Antonio Percasi, dhe i thashë se nuk e kisha problem të vazhdoja, duke pranuar se kisha gabuar: si një kapiten nuk isha sjellë mirë, kisha qenë një shembull i keq duke mos iu bindur trajnerit. Por, unë i thashë presidentit se kisha nevojë për një kërkim falje nga Gasperini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat