Reali dëshiron ta transferojë që tani Mbappen

Futboll

Reali dëshiron ta transferojë që tani Mbappen

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:26
Reali dëshiron ta transferojë që tani Mbappen

Real Madrid ka 200 milion euro për të investuar në merkato. Objektivi është që në sezonin 2022-23 të ketë në sulm dyshën Kylian Mbappe-Erling Haaland.

Ky është lajmi i Marca, që jep edhe detaje të tjera në lajmin e vet ekskluziv.

Gazeta spanjolle shkruan se Reali dëshiron ta transferojë që tani Mbappe dhe e di që duhet të paguajë 160 milion euro për transferimin e tij nga PSG. Nëse francezët nuk do të duan të diskutojnë, atëherë do të presin verën e ardhshme për ta marrë falas.

Në këtë moment Reali do të fokusohet te Haaland dhe së shpejti pritet të nisë edhe sulmi, sapo në kampin madrilen të jenë të sigurt që pista Mbappe është mbyllur për këtë verë.

100 milion euro planifikohet të jetë ofertë për norvegjezin, me Dortmund që mund të dorëzohet prej faktit që verën e ardhshme mund ta humbë Haaland me 75 milion euro, që maksimumi bëhen 90 milion euro me bonuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat