Tahiri: Është vështirë të tregoj me fjalë për emocionet këtij debutimi

Futboll

Tahiri: Është vështirë të tregoj me fjalë për emocionet këtij debutimi

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 20:39
Tahiri: Është vështirë të tregoj me fjalë për emocionet këtij debutimi

Ardit Tahiri ishte vendimtar në fitoren e Dritës përballë Feronikelit. Tahiri shënoi dy golat e fitores së Dritës brenda pak minutash.

Drita e fitoi me përmbysje takimin e luajtur në stadiumin e Gjilanit kundër Feronikelit me rezultatin 2:1. Tahiri fillimisht shënoi në minutën e 77-të, ndërsa në minutën e 80-të të dytin për epërsinë 2:1 të Dritës.

Goli i dytë i Tahirit u konfirmua me VAR pas rishikimit nga gjyqtari kryesor, Besfort Kasumi. Për Feronikelin golin e vetëm e realizoi Sokol Kiqina në minutën e 42-të.

Por, Tahiri e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë emocionet. Ai premton gola të tjerë.

“Është vështirë të tregoj me fjalë për emocionet këtij debutimi. Është një skuadër mjaftë e mirë. Besuam se do ta kthejmë rezultatin dhe ia dolëm. Nuk lëshohem në këtë pjesë, ia lëmë fushës se sa gola do të shënoj.

Falënderoj tifozët ‘Intelektualët’ për mbështetjen dhe gjithëve në klub”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat